Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, foli me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përpara takimit joformal të liderëve të BE-së mbi Ukrainën, që po zhvillohet në Angola, në kuadër të Samitit BE-Bashkimi Afrikan.

“Një qëndrim i unifikuar dhe i koordinuar i BE-së është çelësi për të siguruar një rezultat të mirë të negociatave të paqes për Ukrainën dhe për Evropën”, tha Antonio Costa në një mesazh. Ai tha se kishte folur me Presidentin ukrainas në telefon para samitit në Angola “për të marrë vlerësimin e tij për situatën”.

Përpjekjet për paqe në Ukrainë janë tema e një takimi joformal të udhëheqësve të BE-së në Luanda. Udhëheqësit evropianë që nuk janë të pranishëm në Luanda janë ftuar të marrin pjesë nëpërmjet videokonferencës.

Sipas një zëdhënësi të presidentit të Këshillit Evropian, udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Irlandës, Republikës Çeke, Kroacisë dhe Sllovakisë po marrin pjesë personalisht në takimin në Luanda./kohajuaj.com