Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Gerta Gixhari, motra e Oltës së BBV ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pasditen e sotme. Ajo tregoi se ç’ kishte folur me të motrën pasi ishin takuar natën që ajo doli. E pyetur nga Bieta për fjalën e parë që i tha Olta kur u përqafuan, Gerta tha.
“Më tha të dua shumë dhe më pyeti nëse bëri mirë që doli”. Sipas Gertës, Olta e kishte menduar prej kohësh daljen dhe arsyeja ishte vetëm malli për të birin.