Në rrjet po qarkullon një video, e cila tregon mesazhet që ka shkëmbyer Kiara Tito me Jurgenën, vajzën e shumëpërfolur që u tha se menaxhonte llogaritë e rrjeteve sociale të Luiz Ejllit.
Duke lexuar bisedën mes vajzave, kuptohet se si futja e katër ish-banorëve në “Big Brother” nuk ishte aspak në dorën e publikut. Kiara Tito e dinte më herët se do të rikthehej në shtëpi. Gjithashtu ajo pohon se ka folur edhe me Efin, gjë të cilën e mohoi mbrëmë gjatë spektaklit.
Lexoni më poshtë bisedën:
Kiara: Gena si je, çfarë bën?
Gena: Çkemi Kiara, mirë po ti?
Kiara: Mirë edhe unë. Do doja të pija një kafe me ty.
Gena: Po sigurisht, ku dhe kur do takohemi?
Kiara: Takohemi nesër në x vend ora 3?
Gena: Do hysh prapë të shtunën?
Kiara: Po Gena.
Gena: Ke folur me Lorin ose Arbanën? Apo akoma jo?
Kiara: Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.
Gena: Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën, e ka diçka këtu. Mos po kurdisin ndonjë gjë për t’i prishur Luizit lojën aty brenda?
Kiara: S’e di, nuk mundem të jap më shumë informacione. Dhe Efi do marrë pjesë sërish në “Big Brother”, do futet të shtunën se kam folur.
Gena: Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroi pranë Luizit mos e lër produksionin për ta mposhtur.