Aleksandër Ceferin është konfirmuar në krye të UEFA-s për mandatin e tretë. Slloveni ishte kandidati i vetëm për president të UEFA-s, teksa është konfirmuar në Kongresin e Lisbonës. Ceferin mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit.
Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.
Në fjalën pas rizgjedhjes, slloveni falenderoi anëtarët për mbështetjen.
“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari Ceferin.
Një avokat profesionist, Ceferin mori postin e kreut të UEFA-s nga francezi Michel Platini, i cili dha dorëheqjen për një konflikt interesi dhe skandal abuzimi me pushtetin. Platini dhe kreu i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, më vonë u përballën me akuza penale në Zvicër, por përfundimisht të dy u liruan si të pafajshëm korrikun e kaluar.