Drejtori i përgjithshëm në largim i BBC-së , Tim Davey, i dërgoi sot një mesazh urgjent online stafit të transmetuesit, duke paralajmëruar se “liria e shtypit është nën presion” dhe duke u bërë thirrje punonjësve të mbrojnë me forcë gazetarinë e tyre.
Ndërhyrja e tij vjen vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të padisë BBC-në për 1 miliard dollarë, duke e akuzuar atë për “keqinterpretim” të fjalimit të tij në një dokumentar rreth ngjarjeve të 6 janarit 2021.
Në mesazhin e tij, Davie foli drejtpërdrejt për “instrumentalizimin e informacionit” dhe theksoi se “ky rrëfim nuk do të përcaktohet nga armiqtë tanë – është i yni, na përket neve”, ndërsa pranoi se janë bërë gabime, por se ato duhet të adresohen “me transparencë dhe vendosmëri”.
Retorika e tij ishte e qartë: BBC duhet të ngrihet dhe të mbrojë gazetarinë e pavarur përballë presioneve të jashtme.
Nga ana e tij, avokati i Donald Trump, Alejandro Brito, e mbrojti padinë si një akt “jo për përfitim personal, por për interes publik”, duke kërkuar nga BBC “dënim të plotë, një kërkimfalje publike dhe kompensim financiar”.
Njoftimi i Trump ka shkaktuar një stuhi politike në Britani: politikanë dhe komentatorë konservatorë po i kërkojnë falje ish-presidentit, ndërsa atmosfera brenda BBC-së është e tensionuar, me punonjës dhe gazetarë që shprehin shqetësim për mundësinë e një “precedenti të rrezikshëm” që do të dobësojë aftësinë e medias për të kontrolluar pushtetin.
Episodi e risjell në fokus kompromisin e vështirë midis përgjegjësisë së gazetarisë për saktësi dhe presionit të pretendimeve ligjore dhe reagimit politik — dhe reagimi i Tim Davey tregon se BBC po zgjedh retorikën e mbrojtjes mbi betejën ligjore./kohajuaj
Burimi nga: The Guardian
