Një alarm u dha në Britani kur një person i armatosur hyri me forcë në një tren, duke shkaktuar pezullimin e shërbimeve dhe një mobilizim masiv të policisë.
Sipas një raporti në gazetën britanike Daily Mirror , incidenti ndodhi në një rrugë midis Ilford dhe Romford, në lindje të Londrës. Pasagjerëve iu tha të qëndronin në vendet e tyre, ndërsa policë të armatosur kontrolluan vagonin për të gjetur të dyshuarin.
Autoritetet hekurudhore njoftuan nëpërmjet platformës X (ish Twitter) se për shkak të “hyrjes së paligjshme të një personi që dyshohet se mbante armë” pati vonesa dhe anulime serioze në shumë itinerare.
Pak më vonë, Policia e Transportit konfirmoi se i dyshuari u arrestua pa lëndime dhe se nuk kishte rrezik për publikun . Autoritetet po hetojnë motivet e tij dhe nëse objekti që ai mbante ishte me të vërtetë një armë./kohajuaj
