Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lëvizjen sportive në shkollat 9-vjeçare.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë krejt të veçantë të formësimit përditë e më mirë të lëvizjes sportive në shkolla, ku mbi 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve, janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.