Partia Socialiste vazhdon të kërkojë që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pas lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Nga selia rozë, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.

“A është ajo aksionere me këto oligarkë rusë në kompanitë offshore. Si mundet që një ligjvënëse të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë? Si mund ta bëjë këtë gruaja e ish presidentit?

Kryemadhi duhet t’i deklarojë këto. Kryemadhi gjen si rrugëdalje kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave. PS i bën thirrje drejtësisë të shkojë deri në fund e mbi të gjitha për raportet e biznesit me oligarkët rusë”, – tha Koçi.