Evi Kokalari ka reaguar, pas një fushate që Hamasi ka ndërmarrë këto ditë, për të vrarë “tradhtarët” në Gaza.

Ajo ironizon ata që dolën të protestonin në Tiranë pro Hamasit dhe kundër Izraelit.

“Hamas, mbas paqes së nënshkruajtur mes të gjithave palëve, po vret palestinezët nëpër lagjet e Gazës, dhe për këtë arsye Trump po i kërcënon që nëse nuk do ndalojnë, do kenë fund të hidhur shumë.

Dilni nëpër sheshe ju lutem dhe mundësisht sillni ata ‘pabuksët’ nga kurbeti e protestoni nga Shkodra në Gjirokastër për këtë genocid, apo nahhh…e kishit thjeshtë ‘humanizëm’ të orientuar nga leku dhe kundër Izraelit, se për zotin, dhe ju të OJQ-ve në Shqipëri pabuksa jeni!!

Për një lek shisni nënë dhe babë, siç bëtë dhe me Kosovën kur pafytyrësisht krahasuat Hamasin me UÇK-në”, shkruan Kokalari.