Dy shpërthime shurdhuese shkatërruan makinat e gazetarit të televizionit publik italian Rai, Sigfrido Ranucci, dhe vajzës së tij në orët e para të mëngjesit.

“U përdor të paktën një kilogram eksploziv”, tha gazetari i tronditur, emisioni i të cilit merret me zbulimet e skandaleve të korrupsionit në Itali.

Me shumë mundësi janë përdorur pajisje shpërthyese të improvizuara , duke shkatërruar plotësisht dy makinat, të cilat ishin parkuar jashtë shtëpisë së gazetarit, në zonën bregdetare të Campo Ascolano, pak jashtë Romës.

“Vajza ime, e cila sapo ishte larguar, mund të kishte humbur jetën. Do të ngre padi”, tha Ranucci, i cili prej vitesh prezanton emisionin Report në kanalin televiziv Rai Tre.

09879878

Shfaqja është marrë vazhdimisht me zbulime rreth krimit të organizuar dhe kontraktimit të paligjshëm të projekteve të mëdha infrastrukturore, dhe Sigfrido Ranucci kishte marrë kërcënime kundër jetës së tij shumë herë. Forca e shpërthimit ishte aq e fuqishme sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment në rrugë, e cila tani i ngjan një peizazhi të bombarduar.

Ranucci raportoi se “u përdor të paktën një kilogram eksploziv” dhe e lidhi sulmin me njoftimin e subjekteve të hetimeve të tij të reja, të cilat do të transmetohen në Report duke filluar nga 26 tetori.