30-vjeçari Indrit Korabi, ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. I riu gjatë kohës që gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, ka grabitur një shumë parash.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një klinike private në Vlorë. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim: 

Vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.