Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi sot burgosjen e kryetarit të bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, dhe guvernatorit të Illinoisit, G.B. Pritzker, duke i akuzuar dy demokratët se nuk kanë mbrojtur agjentët federalë të imigracionit (ICE) pa paraqitur asnjë provë.
Komentet e Trump, të postuara në platformën e tij të mediave sociale, vijnë ndërsa presidenti republikan urdhëroi vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Çikago, qyteti i tretë më i madh në SHBA, pavarësisht kundërshtimeve nga zyrtarët lokalë dhe shtetërorë.
“Kryetari i Bashkisë së Çikagos duhet të burgoset për dështimin në mbrojtjen e anëtarëve të ICE! Edhe guvernatori Pritzker!” shkroi Trump, duke iu referuar personelit të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Përfaqësuesit e Johnson dhe Pritzker nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për të komentuar mbi deklaratat e presidentit amerikan./kohajuaj