Një kryebashkiake në Gjermani po lufton për jetën pasi u godit me thikë jashtë shtëpisë së saj të martën (7/10).

Iris Stalzer, kryebashkiake e sapozgjedhur e Herdecke nga Social Demokratët (SPD), u gjet e plagosur rëndë nga djali i saj, raportoi Bild. Ajo thuhet se pësoi plagë të shumta me thikë në bark dhe shpinë.

Sipas raportimeve, 57-vjeçarja i tha të birit se disa burra e sulmuan në rrugë dhe ajo u godit me thikë në bark dhe shpinë.

Djali i saj i adoptuar (15) dhe vajza (17) që ishin në shtëpi thirrën policinë.

Kjo e fundit ka nisur një operacion kërkimi për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.