Vjosa Limani-
Florian Binaj, i njohur si imituesi i Ramës në Portokalli, tashmë është kandidati zyrtarë i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Nga skena e humorit tek skena politike, me sa duket ndryshon vetëm vendi dhe jo personazhi. Qytetarët nuk kanë më altervativë tjetër zgjedhje, piktorin Rama që ngjyros fasada, apo piktorin Binaj që ngjyros ekrane televizive!
Tirana, pra, rrezikon të kthehet në një Portokalli të madhe: Rama me fasadat, Binaj me batutat. Njëri bën “shoë” me penel, tjetri me mimikë.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2013, opozita e ka akuzuar Ramën si një piktor të dështuar që do të qeveris vendin, ndërsa sot i vendos përballë kopjen e tij, nje tjetër piktor dhe aktor për ta mundur në zgjedhjet për kryetarin e bashkis së Tiranës.
Rama u tregoi shqiptarëve se me penel mund të bëhesh kryeministër, ndërsa Binaj mendon se me humorë mund të bëhesh kryebashkiak
Me shumë gjasa ky i fundit duhet të jetë frymëzuar edhe nga, Volodymyr Zelensky, një komedian që u bë president i Ukrainës, e që prej më shumë se tre vjet po udhëheq popullin e tij në luftë kundër Rusisë .
Njëri vjen para shqiptarëve duke vizatuar “Shqipërinë që duam” e tjetri do të na bëjë të qeshim me “Tiranën që duam”.
Në mes mbeten qytetarët, ata që as qeshin e as qajnë, por vetëm paguajnë kostot e atyre që zgjedhin për ti qeverisur.
Në vend të një alternative, qytetarëve u ofrohet një deja-vu: Rama në origjinal dhe Rama në skeç. Njëri me fasada e tjetri me batuta.
Tirana kështu nuk rrezikon të ndryshojë kryebashkiak, por thjesht regjisorin e shfaqjes.
Në fund, Tirana s’do ketë kryebashkiak, por kurator arti. Dhe ne, qytetarët do të jemi thjesht piktura e radhës që varin në mur çdo katër vjet politikanët./ kohajuaj