Elon Musk u dërgoi një mesazh qindra milionë ndjekësve të tij në mediat sociale të mërkurën në mëngjes, duke u bërë thirrje atyre të “ndalin Netflix për shëndetin e fëmijëve të tyre”.
Deklarata e tij vjen pasi platforma e transmetimit u kritikua për serialin e animuar Dead End: Paranormal Park, ku luan një adoleshent transgjinor. Drejtori ekzekutiv i Tesla njoftoi se e ka anuluar tashmë abonimin e tij, ndërsa ripostoi postime nga llogaritë që bënin thirrje për bojkotimin e shërbimit.
Kjo nuk është hera e parë që Musk ndërhyn në çështje të “luftërave” kulturore. Miliarderi ka shprehur vazhdimisht qëndrime kritike ndaj personave transgjinorë, si në internet ashtu edhe në intervista. Qëndrimi i tij personal lidhet edhe me përçarjen e tij publike me vajzën e tij 21-vjeçare transgjinore, për të cilën ai ka deklaruar se “virusi i zgjimit ia vrau fëmijën”.
Sulmi i Musk ndaj Netflix përkoi me një rënie prej afërsisht 2% të aksioneve të kompanisë të mërkurën, në një kohë kur tregu është tashmë i paqëndrueshëm./kohajuaj