Bie bora e parë për këtë vjeshtë në lartësitë 1000 m, mbi nivelin e detit në Kukës e Tropojë. Në fshatra si : Novosej, Shishtavec, në fshatra të Grykës së Çajës dhe në Lekbibaj, vendi është  zbardhur nga bora që në mesnatë dhe që arrin deri në 10 cm lartësi, duke sjellë dhe vështirësitë e para për banorët, sidomos për ata që verojnë në stane dhe ende janë me bagëti në bjeshkë, ku bora shkon deri në 20 cm. Moti  më reshje shiu, dëborë, shoqëruar dhe më stuhi, ka përfshirë rajonin verilindor të vendit që mbrëmë. Sipas banorëve, reshje dhe moti i ftohtë, këtë vit kanë ardhur më herët se vietet e tjera, dhe janë shenja paralajmëruese për dimër të ashpër, edhe pse vitet e fundit dimrat kanë qenë “praverorë”.

Në shumicën e shtëpivë është ndezur ngrohja dhe shumë prej tyre dhe zjarret, ku sivjet një mëtër kub dru shkon në 5000 lekë.

Temperaturat kanë zbritur në zonat e larta deri në 0 gradë, dhe shërbimi metereoligjik, ka njoftuar se dhe dy ditët e ardhëshme parashikimet janë për mot të ftohtë.

Nga Shtabi i Emergjencave Civile në prefekturën e Kukësit, nuk njoftohet për bllokume rrugësh nacionale, por vështirësi nga bora e lagështira në ato ruale. Edhe furnizimi me drita në shumicën e rajoneve të banuar ka qenë normal, por në Shsihtavec,  Novosej e në disa fshatra të tjerë, furnizimi me drita është  ndërpre në orët e paradites.  Për përdoruesit e  Rrugës së Kombit, policia porositi drejtuesit e autimjeve të ulin shpejtësinë, pasi ka ujë dhe lagësshtirë në rrugë dhe pamja është e kufizuar dhe nga mjegulla./kohajuaj

IMG 20251002 WA0001