Dita e sotme ka shënuar dhe përfundimin e Marrëvëshjes mes Ministrive të Brendëshme të Shqipërisë dhe Kosovës, për kontroll të liberalizuar të kufirit në dy anët.
Që në ditën e parë 1 tetor 2025, rradhët e gjata të kalimit të kufirit janë parë në dy anët, si në atë në drejtim të Shqipërisë, ashtu dhe në atë të Kosovës. Kolonat e gjata në tre korsitë hyrëse dhe në tre dalëse ishin deri në një km, dhe udhëtarët kanë pritur mëse një orë për të kaluar kufirin.
Tashmë me skandencën e marrëvëshjes, ku përgjatë sezonit turistik nuk kishte fare kontroll të dokumentave të identifikimit të kalimtarëve dhe ato të autojeteveve, apo kontrolle të selektuara, ku dyshonte policia, tashmë të gjithë kalimtarët duhet të paraqesin në sportelin e policisë kufitare të Kosovës në hyrje dhe në atë të policisë së Shqipërisë në dalje, bashkë me dokumentacionin e automjeteve. Në këtë regjim të rikthimit të kontrolleve kalimet janë më një kontroll në hyrje ose dalje, jo në dy policitë.
Marrëveshja pritet të riktheht sërish me afrimin e festive të fundvitit, dhë sërish më pas rikthehen kontrollet.
Këto kontrolle nuk janë mirëpritur nga kalimtarët, të cilët kërkojnë më shumë lehtësira ndërkufitare.
Parashikohet që 9 nga 12 muajt e vitit të kenë regjime te lëhtësuar, ose moskotroll dhe tre muaj me kontrolle.
PKK- Morin, është porta më e madhe lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku qarkullon numri më i madh i kalimtarëve dhe mallrave në dya anët e kufirit, por kontrollet janë rikthyer dhe në 4 pikat e tjera përgjatë kufirit Shqipëri- Kosovë. Shqiptarët e Kosovës vijojnë të kenë si destinacion për pushime Shqipërinë./kohajuaj