Ushtria izraelite njoftoi sot se do të mbyllë në orën 12:00 (ora lokale dhe ajo greke) rrugën e fundit që të çon nga pjesa jugore në atë veriore të Rripit të Gazës.

“Banorët e Gazës, Rruga al-Rashid do të mbyllet për trafikun nga pjesa jugore e Rripit të Gazës nga ora 12:00”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, në një deklaratë në mediat sociale, ndërsa forcat izraelite intensifikuan operacionet e tyre në Qytetin e Gazës, në pjesën veriore të enklavës palestineze.

“Kalimi në jug do t’u lejohet atyre që ende nuk kanë arritur të largohen nga qyteti i Gazës. Në këtë fazë, ushtria izraelite lejon kalimin në jug lirisht dhe pa kontroll”, shtohet në deklaratë./kohajuaj