Një histori tronditëse mbijetese vjen nga Kina, ku një grua u shpëtua pas 54 orësh të bllokuara në një pus të braktisur.

Qin, 48 vjeç, nga provinca Fujian, po ecte në një zonë pyjore në qytetin Quanzhou më 13 shtator kur papritmas ra në një pus të vjetër. Pusi ishte i ngushtë në majë dhe më i gjerë në fund, duke e bërë të pamundur ngjitjen lart.

Familja e saj e raportoi të zhdukur më 14 shtator dhe dy ditë më vonë një ekip prej dhjetë shpëtimtarësh e gjeti atë me një kamerë termike, duke dëgjuar rënkimet e saj të dobëta. Shpëtimi u përfundua më 15 shtator rreth orës 13:45, sipas South China Morning Post.

Qin u dërgua me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me dy brinjë të thyera, një dëmtim të lehtë në mushkëri dhe plagë serioze në duar. Mjekët presin që ajo të shërohet plotësisht.