Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme.

Mësohet se makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj.

Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth.