Vjosa Limani-
Procesi i gjykimit në Tribunalin e Hagës i elitës drejtuese të UÇK-së, duket se po i jep edhe më shumë “shkëlqim prej ari”, Epopesë së UÇK –së, dhe rolit vendimtar të Aleancës Euroatlantike, që “çuditërisht”, prej disa mohuesve të luftës UÇK e NATO, paskan qenë në një front, madje në një bazë diku në Malet e Berishës, me Hashimin, Kadriun, Ramushin, Fatmirin…. e qindra mijëra “fatmirë” të tjerë që kishin rrokuar pushkën e kërkonin liri.
Sot firmëtari i Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ish – drejtues politik i UÇK –së, ish- kryeministër, president, krytar partie, nëshkruas i Rambujesë, ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe ish- zëdhënës i UÇK –së,Jakup Krasniqi, ish –drejtuesi i UÇK –së dhe shërbimit sekret të saj, ish- Kryetar i Kuvendit, dhe ish- Kryetar i PDK –së, Kadri Veseli, por dhe ish – komandanti i UÇK –së, ish- deputeti i Parlamentit të Kosovës, Rexhep Selimi, zëri i parë artikulues në publik i UÇK-së, janë katër heronjtë, jo të Kosovës, por të Kombit Shqiptar. Të gjitha parashtesat “ish-”, sot pë rata që janë në qeli, i bëjnë krenarë për kontributin që kanë dhënë për Kosovën. Dëshmitë e ish- drejtuesve amerikanë në kohën e luftës i dhanë lëgjitimitetin përfundimtar luftës së drejtë të popullit shqiptar në Kosovë dhe drejtuesve të saj.
Ata mund të rrinë dhe në burg, por liria e tyre s’ka kufij, s’ka pranga!
Lufta është një gjë që askush nuk e dëshiron, por kur ndodh nuk ka rend dite, s’ka vakte për bukë, ujë e pije…… Ajo të merr përpara dhe kur fundi i saj vjen shumëkush thotë “Kot e bëmë …duhej bërë kështu apo ashtu”. Lufta iku erdhi paqja, dhe kësaj duhet ti gëzohemi, e jo të rrëmojmë në hirin e saj ende të nxehtë, për të gjetuar gaca, e për të rinisur një luftë të re brenda llojit.
Ata që i errëson lufta e UÇK –së dhe drejtuesit e saj, mund të thonë se dhe flamuri ishte kuq e zi, e sot Kosova ka të sajin, mund të thonë se u luftua për Bashkim Kombëtar, e kjo na qenkërka jashtë frymës që fryn sot në Europë. Mosmedet të thonë se na strehoi e ndihmoi një shtet tjetër si Shqipëria, e që ata që luftuan e konsideronin Shtetin amë. Sot ka plot “kauçukë, e plastelina”, që kanë shpikur dhe “Kombin Kosovar”. Në fakt ata parandjejnë mbërritjen dhe pritjen viganore si në vitin 1999, për clirimtarët në Aeroprotin “Adem Jashari”, në Prishtinë. Dhe vetë kryelegjendari do i presi. Dikur i kishte në krah.
Fatkeqët nga ana jonë, akuzuesit për krime lufte që na dalkan se u paska humbur lopa, apo thesi me speca gjatë kohës së luftës, duhen mbulluar me poshtrim e mjerim, aty ku kanë rënë. Edhe duarfërkuesit dhe në majat drejtuese politike dhe ekzekutivit në Kosovë, shpejt do t’i fusin duart në …..Çlirimtarët e fituan luftën në atë kohë dhe pasluftën në këtë kohë.
Sipas këtyre ndjellakeqëve, por një diçka që nuk është ideuar e kontrolluar, por që ka ndodhur në rrëmujërrëmetin e luftës, duhet fajësuar UÇK-ja. Sipas mëndejeshkrutësisë së këtyre nostalgjikëve të, RPSFJ- së, dhe frikamanëve se mund të mos jenë në pozita shumë shpejt, edhe NATO duhet hedhur në gjyq! Dhe ajo bombardoi gabimisht karvanet me refugjatë në magjistralin Suhareke- Prizren, ku pati shumë viktima, pasi kishte koordinata të gabuara dhe serbët në krye të karvanit kishin vënë zetorë të maskuar si tanke serbe, që NATO qëllimisht t’i qëllonte dhe ashtu ndodhi. Dhe në rast tjetër NATO qëlloi gabim në Kosvë, por dhe brenda kufirit zyrtar të Shqipërisë, duke bombarduar në thellësi të kufirit në Morin, por kjo s’do thotë se ata duhen dërguar në gjyq. Ata meritojnë gjithë mirënjohjen dhe lavdinë që u takon, pasi u renditën krah një populli që Serbia i bënte genocid, dhe kërkonte shfarosjen e tij. E sot Serbia ngërdheshet në vend që të dridhet, teksa disa shqiptarë, “bulajnë e luajnë” për të.
Ne gjyqe duhen prova dhe ata mungojnë, ose më qartë s’ka
Në kinemanë tonë kemi një film me titull “Ata ishin katër”. Katër luftëtarët ia dolën dhe mbetën katër, nuk e braktisën idealin e shoqi shoqin. Dhe sot çlirimtarët janë katër por kanë miliona krah tyre, në Kosovë, Shqipëri, Iliriadë, Çamëri, e kudo ku ka shqiptarë.
Dita për të pritur çlirimtarët nga Haga, ashu siç ka ndodhur më Ramushin. Fatmirin. Lahin e plot të tjerë po afron./kohajuaj