Sondazhi i fundit “Zëri i Shqiptarëve” i realizuar nga ABC News tregon qartë se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mbështesin sjelljen e opozitës në Kuvend, veçanërisht strategjinë e bllokimit të seancave plenare.

Nga 1205 persona të anketuar, pjesa më e madhe kanë shprehur mospajtimin e tyre me veprimet e opozitës që kanë përfshirë bllokimin e foltores, hedhjen e librit të Kushtetutës dhe shisheve të ujit në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave gjatë seancës së fundit parlamentare.

Pyetjes se “a mendoni se opozita duhet të vazhdojë edhe këtë sesion parlamentar strategjinë e saj të pengimit dhe punës normale të Kuvendit, qytetarët i janë përgjigjur:

-Anoj nga jo, 73.6%

-Anoj nga Po, 21,3%

-Jam i dyzuar, 5.1

SONDAZHI: Dhuna dhe kaosi në Kuvend, 73.6% e qytetarëve kundër