Papa Leo XIV shprehu sot, në fund të lutjes së së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, solidaritetin e Kishës Katolike Romake me popullsinë palestineze të “tokës martire” të Gazës dhe deklaroi se “nuk ka të ardhme të bazuar në dhunë, mërgim të detyruar, hakmarrje”.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të shoqatave katolike të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit pas një banderole ku shkruhej “Paqe për Gazën”, Papa përshëndeti “iniciativat, në të gjithë Kishën, që shprehin solidaritet me vëllezërit dhe motrat që vuajnë në këtë tokë martire” të Gazës.

«E përsëris: nuk ka të ardhme të bazuar në dhunë, mërgim të detyruar, hakmarrje», vazhdoi ai.
«Popujt kanë nevojë për paqe», shtoi ai, duke u duartrokitur nga besimtarët./kohajuaj