Aeroporti i Brukselit njoftoi se gjysma e fluturimeve të planifikuara të niseshin nesër, të dielën, do të duhet të anulohen për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme pas një sulmi kibernetik ndaj softuerit të regjistrimit të pasagjerëve që goditi disa aeroporte evropiane.

“Aeroporti i Brukselit u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve me nisje të planifikuara të dielën, më 21 shtator, me qëllim që të shmangen radhët e gjata dhe anulimet e vona”, tha një zëdhënës i aeroportit belg./kohajuaj