Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, do të shpallë publikisht nesër, të dielën (21/9), njohjen zyrtare të shtetit palestinez, një veprim që pritet të shkaktojë tensione diplomatike me SHBA-në dhe Izraelin.
Siç pohon gazeta Times, vendimi shoqërohet me një dënim të ashpër të operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Gaza, të cilin Ministrja e Jashtme Yvette Cooper e përshkroi si “të pamatur dhe të papranueshëm”.
Starmer pritet të theksojë se operacioni ushtarak në vazhdim në Gaza nuk i lë Britanisë “asnjë mundësi tjetër” përveçse të vazhdojë me njohjen./kohajuaj