Shtyrja e finales së BBVA deri në datën 6 maj, duket se po e humb interesin e publikut për ta ndjekur. Rrugët e Tiranës, por jo vetëm, nuk janë më aq bosh, sa dikur, në natën e “prime-t”.
Atentatet i janë rikthyer ritmit të zakonshëm. Po ashtu edhe aksidentet!
Jeta e natës po fillon të gjallërohet, sidomos në Tiranë! Në lokale nuk shihet më vetëm BBV, por edhe ndonjë serial turk me sulltana!
Pronarët e restoranteve thonë se ka filluar të rritet xhiroja e darkës!
Në rrugë shikon njerëz që ecin me ritëm normal dhe jo me vrap për të kapur orarin e fillimit të spektaklit!
C’të ketë ndodhur vallë me “Reality Show”?!
Të shqetësuar për këtë rënie shikueshmërie, kuptohet se për pasojë janë ulur dhe të ardhurat, pronarët e TV dhe autorët e programit, filluan të mendojnë për masat drastike që duhet të merrnin!
Ndërkohë që Oltës I mbaroi kontrata e qëndrimit në shtëpi dhe nuk pranoi ta rinovojë!
Luizi nuk ka me kë të krijojë situata!
Kristi është bërë shok me Luizin!
Qetsori hyri me bujë të madhe por zhgënjeu!
Në të vetmin moment interesant në shtëpi, ishte kur dha lajmin i pari live se Top channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Kjo, sic tha dhe ai vet, për faktin se ishte rritur mes plumbave të vitit “97, dhe i’a njihte mirë zhurmën.
Dea Mishel si ish-studente ekselente, i ka shpalosur të gjitha njohuritë e talentet e saja në të gjitha fushat e jetës!
Duke u gjendur në një situatë të tillë, për t’i dhënë pak gjallëri shtëpisë,pasi kishte filluar të zinte gjumi edhe vet Luizin “mbret” , autorët vendosin të rikthejnë në shtëpi, banorët e larguar me demek nga publiku, por që ky i fundit është bërë “pishman” dhe do me i pa prapë.
Kjo edhe për faktin se asnjë “VIP” i rangut të atyre që janë brenda nuk pranojnë të futen në shtëpi
Sipas refrenit të Arbanës:
“Publiku” ka vendosur të rikthejë në shtëpi Kiarën për ti dhënë zjarr Luizit të vazhdojë garën, por Kirara ka harruar të marrë me vete “llullën” se si do mbijetojë pa të, kjo mbetet për tu parë!
“Publiku” vendosi gjithashtu të rikthejë në shtëpi Bledi Manen me shpresën se do zërë vendin e Oltës për t’u përballur me Luizin, dhe njëkohësisht të ndajë mendjen me kë të dashurohet me Nitën apo Jorin!
“Publiku” vendosi të rikthejë Efin që të pajtohet me Kiarën në prani të Luizit.
Në fund “publiku” vendosi të rikthejë në shtëpi Ronaldon, jo për ndonjë arsye konkrete, por si me thënë për qokë!
E vetmja shpresë për produksionin të rikthejë shikueshmërinë e BBVA , mbetet thirrja e Zhakut:
Dua seks në shtëpinë më të famshme në Shqipëri!
Me një fjalë, kësaj I thonë…Shto ujën e shto miell se dicka do gatuhet deri në 6 maj!
Tallavaja vazhdon….Shikim të këndshëm!