Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist ka folur sërish pas publikimit të aferës ruse të Monika Kryemadhit. Balla thekson se kur flisnin ai dhe Edi Rama 5 vjet më parë nga analistë e opozitarë sulmoheshin se po i paragjykojnë. Siç e dini tha Balla ata morën 500 mijë dollarë nga kompani ruse, e më pas e pranoi edhe vetë Sali Berisha. Ndërkohë që pak kohë më parë u akuzuan edhe kryeministri e ai se e kanë shpikur këtë histori duke paguar Mcgonigalin. Por tani që doli se gruaja e Presidentit ka marrë para dhe ka ndarë fitime nga kompani ruse pranë Vladimir Putinit, çfarëe do thonë? Le të dalin e të sqarojnë’, tha Balla.

TemA