Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe sot seance e parlamentit të ri, nisi me debate e sherre mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Kjo për faktin edhe pse parlamenti ishte në dukje i ri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët ishin po ata të vjetrit, me përjashtimin e disave që gjendeshin për herë të parë, por që dukeshin më të vjetër se kolegët e tyre që kanë harruar se nga është dera e daljes nga ajo sallë.
Nuk mungoi as sfilata e përhershme e deputetëve në tapetin e kuq jashtë sallës së parlamentit, ku shumica e tyre dëshmojnë inferioritetin dhe brendinë e tyre boshe me veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë.
Por ajo që ishte risi, dhe që të gjithë e ndjenin praninë e saj në ajër, ishte “Diella”!
E padukshme por prezente në cdo gjë që ndodhte në atë sallë, dialogun e parë e pati me kryeministrin Rama. Dhe nuk kishte se si ndodhte ndryshe!
E zhgënjyer nga ajo se cfarë pa në sallë, ku debutetët i’u rikthyen debateve për të marrë fjalën, bllokimit të foltores dhe thyerjes së mikrofonafe, “Diella” i kërkoi kryeminstrit që të bënte dicka që situate të qetësohej.
Por kryeministri si gjithmon i buzëqeshur i tha:
“Mos u mërzit moj “Diellë”, ky është vetëm fillimi për ty, nuk ke parë asgjë akoma!
Ky parlament është si puna e celularit, thjeshtë i ndyshojmë kapakët cdo katër vjet, por aplikacioni “Sherr e debat shterpë” mbetet në memorien e tij.
E dëshpëruar dhe me shpresën se do mertë një përgjigje më të mirë, “Diella” i’u drejtua nga ana tjetër Berishës: Bëj dicka me të tutë, që situata të qetësohet!
Berisha i’u përgjigjë: “ Diellë dëgjo veteranin, nëse do të ndryshosh dicka lëre të besojë atë besprerin se ti je errezikshme, pastaj bëj si të duash.
Deputetët tanë duan tallava, rrëmujë , kaos, drama… dhe mos harro, zëri yt i qetë është vetëm humbje kohe këtu. Vetëm të bërtiturat kanë efekt.”
Ashtu me kokën ulur, “Diella” u largua nga seanca, e zhgënjyer dhe me mendimin se si do t’ia bëj katër vjet me këtë tufë budallenjësh, që nuk është as e vogël, por plot 140 kokëbosha. /kohajuaj