Nga Vjosa Limani

Me kalimin e Albana Koçiut nga Shëndetësia tek Ministria e Brendëshme, shqiptarët mund të ndihen tashmë më të qetë: Pas shëndetit edhe rendi është në duar të sigurta.

Qytetarët do të ndihen jo vetëm të “shëndetshëm” por edhe më të “sigurtë” nga kujdesi i veçantë i zonjës në fjalë.

E sigurt është se nëse në spitale prisnin me orë të tëra për një mjek, në komisariate ndoshta do të kalojnë netë për të zgjidh noj hallë që i ka rënë me komshiun.

Sa për recetat e tejmbushra me ilaçe të skaduara, tani do të shohim se si do të zëvendësohen me gjoba policie.

Ndërsa urgjenca  policore 129, pritet të ketë fatin e urgjencës spitalore 127:  “Linja e zënë, ju lutem telefononi më vonë”

Nëse qytetarëve u duhej orë duke pritur ambulancën, e sigurt është se policia nuk do të mbërrijë as të nesërmen.

Dhe nëse shpesh në spitale nuk gjendeshin mjekë, tani nuk do gjenden më as patrulla policie.

Gjithsesi me Albana Koçiun në krye të Binistrisë së Brendshme, rendi dhe shëndeti takohen në një pikë të përbashkët: pacienti dhe qytetari gjithmon në pritje.

Me qetësi dhe dashuri shqiptarë, pas shëndetit edhe rendi është në duar të sigurta – vetëm mos kini shumë pretendime./ kohajuaj