Pas kërkesës së Polonisë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent për të adresuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia, tha sot Ministria e Jashtme polake.
Ky veprim vjen pas një operacioni të paprecedentë natën, në të cilin Polonia, me mbështetjen e aleatëve të NATO-s, rrëzoi dje disa mjete ajrore pa pilot ruse (dronë) që shkelën hapësirën e saj ajrore./kohajuaj