Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë shkaktuar disa problematika në disa akse në Vlorë dhe në Durrës.

Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten në Vlorë

Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona e Skelës,Bulevardi Kryesor I.Qemali , rruga pranë Bibliotekës se qytetit .

Gjithashtu nën ujë janë edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.

Ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që punonjësit e bashkisë janë në terren për hapjen e pusetave.

Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar edhe në Durrës, ndërsa shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit.

Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura.