Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, theksoi në një konferencë për shtyp të martën se vendi i tij rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmit të nisur nga Izraeli në Doha kundër udhëheqësve të lëvizjes palestineze Hamas.

Ai sqaroi se zyrtarët amerikanë e informuan Katarin për operacionin ushtarak izraelit 10 minuta pasi ai filloi, duke e përshkruar sulmin e Izraelit si “të fshehtë”.

Megjithatë, ai siguroi se Katari nuk do të heqë dorë nga roli i tij ndërmjetësues në përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Rripin e Gazës./k