Koka derrash u zbuluan këtë mëngjes para xhamive në Paris dhe rajonin e tij, njoftoi shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, nëpërmjet X, duke denoncuar “akte të neveritshme”.
Këto koka u gjetën në vende publike në Paris, në Seine-Saint-Denis (në lindje të Parisit) dhe Hauts-de-Seine (në jugperëndim të Parisit), mësoi Agence France-Presse nga një burim i njohur me rastin.
“Shpreh gjithë mbështetjen time për ata që janë përgjegjës dhe besimtarët e xhamive të prekura nga këto sfida të padurueshme. Sulmi ndaj vendeve të adhurimit është një akt i tmerrshëm frikacakërie”, shkroi Ministri i Brendshëm Bruno Retagio në X.