Studimet e bazuara në fakte shkencore provojnë se përdorimi i cigareve elektronike është më pak i dëmshëm
· Normat e lënies së duhanit janë më të larta tek njerëzit e prirur ndaj cigareve elektronike
· Rezultatet janë nxjerrë nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut
Me rëndësi brenda lajmit:Në Shqipëri, përdorimi i cigareve elektronike po njeh rritje të konsiderueshme, duke çuar drejt zëvendësimit në një shkallë të lartë të cigareve tradicionale. Shumë prej përdoruesve po zëvendësojnë cigarene zakonshme me atë elektronike për të minimizuar dëmet e mundshme. Disa studime të fundit nga akademikë të mirënjohur në SHBA dhe Angli hedhin më shumë dritëpër përdoruesit.
“Cigaret elektronike mund të kontribuojnë ndjeshëm në uljen e dëmit, drejt qëllimit fisnik për të rritur numrin e të rriturve që e lënë duhanin.”
Në këtë drejtim është e rëndësishme të theksojmë “dallimin midis cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje, ku këto të fundit janë provuar të sjellin një rrezik më të ulët në përdorim.
Ky është përfundimi i një analize studimore të botuar në revistën Nature Medicine, nënshkruar nga Kenneth E. Warner (Universiteti i Miçiganit), Neal L. Benowitz (Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), Ann McNeill (King’s College London) dhe Nancy Rigotti (Shkolla Mjekësore e Harvardit).
Autorët raportojnë mbi studimet e kryera, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, se “përdorimi i cigareve elektronike ka sjellënjë rritje të shkallëssë ndërprerjes së duhanit në10-15%”, ndërsa Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur i porositur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.
Edhe një rishikim i Cochrane arriti në përfundimin se “dukej qartazi se normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (cigaret elektronike) sesa tek ata të prirur për terapi zëvendësuese të nikotinës”.
Rezultate të ngjashme janë të marra nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut sipas të cilave, kur rritet shitja dhe përdorimi i cigareve elektronike, ulen shitjet e cigareve tradicionale dhe anasjelltas.