Tek lapidari në fshatin Përbreg të Kukësit, janë përkujtuar për herë të parë 375 të vrarët dhe të masakruarit nga hordhitë serbe në këtë fshat, por dhe në gjithë krahinën e Lumës në vitin 1913, ku  numërohen rreth dy mijë të vrarë.

IMG 20250902 WA0012

Banorë të fshatit, por dhe gjithë krahinës dhe shumë nga Kosova, si dhe autoritet lokale për herë të parë nën ekzekutimin, live, të Himnit Kombëtar nga sopranoja, Flavia Matmuja, vajzë me origjinë nga ky fshat dhe  dipomuar në konservatorët e Italisë, nderuan viktimat dhe me një minutë heshtje.

IMG 20250902 WA0011 1

Banorët më të vjetër të fshatit, Nazif Matmuja, Lazime Matmuja, sollën kujtime të trishta të atyre ditëve, kujtime të përcjella nga etërit e tyre të mbijtuar, për masakrat e papara që nga nxjerrja e foshnjave nga barqet e nënave, deri tek masakrimei i popullatës së pafajshme deri në djegie e prerje kokash, dhe varrezat masive. Ata kujtuan se  janë cunguar fise të tëra, shuar shtëpi e mbyllur përjetë dyer, pasi janë varë e masakruar terësisht dhjetra familje.

Po ashtu në atë periudhë janë djegur shumica e kullave dhe shtëpive të banimit dhe janë rrënuar e grabitur të gjitha pronat. Gratë dhe fëmijët. Shumica e popullsisë që shpëtuar u srterhuan tek “Shpellat e Përbregut”, dhe dolën pas  10 ditësh duke jetur gjithçka të rrënuar dhe  trupat e dekompozuar.

 

Ndërkohë studiuesi, Adem Hallaçi, që sapo ka botur librin e parë mongrafik “Përbregu, vështrim historik dhe entokulturor”, solli fakte të shumta rrënqethëse për masakrat e vitin 1913 më të dhëna të shumta dokumentare, arkivore dhe gojore që dëshmojnë atë masakër në përmasat e genocidit.

IMG 20250902 WA0015

“Ne nuk duhet të ndalemi këtu, por të bëjmë gjithë kërkimet e tjera , pasi ende ka të tjera të dhëna dëshmi për masakrat mbi fshatin tonë dhe në fshtrat e tjerë të Lumës, si në Breki, Vasije, Topojan, Nimçë dhe fshatrat e Tërthores. Këta njerëz të pafajshëm ranë në tokën e tyre duke mbrojtur vatanin e tyre, familjen dhe Atdheun e tyre, ndaj shpallja e tyrë “Dëshmor i  Atdheut”, është një detyrim i shoqërisë dhe shtetit shqiptar”, – tha Hallaçi.

Historia e Përbregut dhe Lumës është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë të Kosovës, dhe lumjanët kontribuan fort  dhe në lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më kryeheroin Ramadan Zaskoci.

Në fakt fshati u bë një ndër mikpritësit më të mëdhenj të të dëbuarve nga Kosova në vitin 1999, dhe që në fillim të viteve 90 –të, këtu u ngritën njësitet e para të UÇK-së dhe bazat e furnizimt më armatim e logjistikë për luftën.

Prof. Parim Kosova, Drejtor i Komlekesit Muzeal, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”,  më anë të një referati solli fakte historikë të rezistëncës së krahinës së Lumës në vitin 1912, që ndali ushtrinë serbe të futej në thellësi të vendit për të penguar Shpalljen e Pvarësisë në Vlorë nga Isamil Qemali, dhe sërbët u hakmorën ndaj Lumës dhe lumjanëve më mizoritë e tyre. Në Luftarat Ballkanike pas vitit 1912 – 1021, sipas shtetit serb dhe Kishës Orthodokse Serbe, u zhduk 53 % e popullatës shqiptare në këto anë, me vrasje dhe masakra mbi to.”, veçoi Kosova.

Luftrat e Lumës ndaj serbëve janë një “sagë’ më vete e luftarve të popullit shqiptar, por histrorigrafia shqiptare pak ose aspak e ka përmendur masakrën serbe, dhe rezistencën lumjane që lanë në  Kullë të Lumës, në qafë Kolesjani e përgjatë rrjedhave të Drinit, afro 13 mijë ushtarë serbë.

Edhe prefekti i qarkut Kukës, Dritan Baji, e vlerësoi aktivitetin maksimalisht dhe shenjë respekti për jetët e humbura dhe ë rëndësishme , sipas tij është që  ka nisur përkujtimi i tyre dhe se duhet shumë punë për të paraqitur e mbrojtur këtë periudhë të rëndësihme të historisë tonë.

Aktivieteti u organizua nga gazetari, Jonuz Hallaçi dhe këngëtarja, Hersi Matmuja, të dy pasardhës të familjeve të masakruara.

“Unë mbajta një premtim  që në fakt nuk ia   kisha dhënë gjyshit tim , Vesel Adem Hallaçi, i cili iku nga kjo jetë kur unë isha 7 vjeç, me një amanet që ata të mos harrohen kurrë. Në kujtimet e tij sillte vazhdimish atë masakër që i mori jetën 6 pjesëtarëve të tij të familjes i dogjën kullën , vranë e masakraun  dhe mbi 370 bashkëfshtarëve të tij. Ai ishte 13 vjeç në atë kohë dhe shpëtoi bashkë me shokët e tij ,pasi ishin në  mal më bagëti. Rëndësi ka që po merr udhë përkujtimi dhe dënimi i tyre, sidomos për herë të parë me ekzkutimin e Himnit Kombëtar dhe me një minutë heshtje në kujtim të tyre, gjë që ndodh për herë të parë. Kohët kanë ndryshuar, sot jetojmë në realitete të reja, politike, gjeo- politike e strategjike, dhe hakmarrja nuk është obsion, por askush nuk na ndal ta dokumentojmë këtë genocid dhe ta përcjellim në Forumet dhe Gjykatat  Ndërkomëbatre, dhe Serbia e sotmë, me pak retushimë nga ajo e vitit 1913 të mbajë përgjegjësinë që i takon si shtet agresor që ka kryer masakra mbi popullatën civile dhe ka pushtuar një territor që kurrë nuk ka qenë i saj”.

Hersi Matmuja, këngëtare e njohur brenda dhe jashtë vendit, dhe që ka prfaqësuar dhe Shqipërinë në Festivalin Europian, thotë se duke dëgjuar përditë e më shumë nga këto histori të dhimbshme po lidh gjithnjë dhe më shumë më rrënjët e saj.

“Jam e çliruar që sivjet dhe që për herë të parë bëmë këtë përkujtimore dhe në kuadër të  “TGFI- The Gjallica International Festival”. Besoj se di e kthejmë në traditë e çdo vit të mbëlidhemi në nderim të sakrifcës së të parëve tanë. Maskara kalon çdo imagjinatë dhe më kriminalen,  se si u zbatua, dhe që mori në mënyrë mizore jetën e 375 vetave , mes tyre dhe 12 të familjes time”

Kohët e fundit studiues vendas kanë nxjerrë në dritën e botimit plot fakte arkivore që dëshmojnë rezistencën e lumjanëve ndaj serbëve dhe kontributin e tyre në Lëvizjen Kombëtare, ruajen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe rol kyq në Shpalljen e Pavarësisë.

Porf . Dok Shefeqt Hoxha është humultuesi më i madh i historisë së Lumës dhe ka nxjerrë volume të tëra që dokumentojnë këtë epokë të histrorisë së Lumës dhe mbarë Shqipërisë, kontributin e lumjanëve dhe masakrat çnjerëzore të serbëve mbi to.

Edhe studiesi tjetër Xhavit Lashi,  sapo ka nxjerrë në dritë botimin “Masakrat serbe në Lumë”, dhe bashkë më shoqatën “Luma”, po hedhin gjithë hapat e duhur ligjor dhe polobojnë që të vrarëve t’u jepet statusi “Dëshmor i  Atdheut”.

IMG 20250902 WA0016

Sakaq  juristë dhe avokatë  kanë hedhur idenë  e një “Padie Penale për Kirmet e Serbisë në Lumë”, padi që duhet të dërgohet në Gjykatën Penalë për Krime Luftë në Hagë, ku shteti i sotëm serb të marrë përgjegjësinë konfrorm Konevenatve dhe të Drejtave Ndërkombëtare, për fajësinë e trashëguar, kur dihet se Serbia ka përsëritur këto skena tmerri e dhune në Srebrenicë të Bonsjës në vitin 1995,  dhe në Kosovë në vitet 1998 – 1999./kohajuaj