Niveli i ujrave në Kaskadën e Drinit vijon të shënojë shifra kritike, që janë një paralajmërim serioz për një pragkrize, dhe nëse s’do ketë reshje të shirave situata bëhet edhe më kritike.
Burimë nga Salla e Komandës në Fierzë, pohojnë se sot prurjet nga të gjithë lumenjtë dhe përrejtë që derdhen në këtë liqen janë 60 m/kub ujë/sek. Kjo shifër konsiderohet kritike nga mungesa e reshjeve dhe niveli aktualisht është 271 m. mbi nivelin e detit, 25 metra poshtë nivelit maksimal 296 metra.
Për të ruajtur parametrat hidrikë dhe për të mos shkuar drejt një situate edhe më të rëndë, Fierza, pordhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend punon me 2 turbina, ndërkohë që pjesa tjetër e energjisë elektrike që nevojitet për konsum, sigurohet nga blerjet në Tregun Ndërkombëtar të Energjisë.
Jo më të mirë janë treguesit dhe në dy HC–et e tjera, në Koman dhe Vau e Dejës, kur dihet se Fierza është rregullator dhe për nivelin e ujrave në këtë dy hidrocenstrale.
Vendi ynë siguron gjithë nevojat për konsum të energjisë elektike nga burime hidrike dhe mungojnë burimet aletrantive dhe termike, dhe vazhdimisht është në fatin e reshjeve dhe “me sytë nga qielli”./kohajuaj