Melania Trump ishte një nxënëse e shkollës së mesme kur filloi sesionet e saj të para fotografike.
Prindërit e Melanias mund të mos kenë qenë të pasur, por ishin mjaftueshëm të pasur sa për t’i përballuar Melanias një apartament të vogël në Lubjanë për të jetuar kur ajo u transferua në qytet për studimet universitare.
Për shkak të moshës së saj, ajo nuk mundi të bëhej e famshme duke punuar në fushatat reklamuese të shtëpive të modës, megjithatë, falë një ligji që i ndalonte modelet më të reja të merrnin pjesë në fushatat e cigareve, fati i buzëqeshi dhe në verën e vitit 1997 fytyra e saj dominoi Times Square në përmasa gjigante për fushatën Camel Lights.
“Çdo hap në jetën time ka pasur një kthesë të ndryshme. Duke u rritur në Slloveni, pastaj duke jetuar në Milano, Paris dhe Nju Jork, e gjithë kjo më çoi në shërbimin ndaj vendit tim si Zonja e Parë”, tha Melania Trump në një intervistë.
Në një video që u publikua në internet, shohim Melania Trump në një intervistë në New York, përpara se të martohej me Donald Trump, dhe duket se ajo nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me politikanin në atë kohë.
A keni një kafshë shtëpiake?
Jo, nuk kam kafshë shtëpiake. Nuk kam kohë. Dhe mendoj se duhet të kesh shumë kohë për t’u kushtuar atyre, sepse ato bëhen të vetmuara. Është e vështirë të kesh një kafshë shtëpiake në Nju Jork, është një vend shumë i zhurmshëm.
Nëse ai do të të propozonte, do të thoshe po?
Jo, nuk dua të komentoj.
E ke thënë edhe më parë, se do të thoshe po. Dua të them, është në botimet që lexoj.
Po, por kjo u keqkuptua ose diçka e tillë.
Pra, ndryshuat mendje?
Jo, jo, jo, jo. Nuk kam ndryshuar mendje, por thjesht nuk dua ta bëj publike.
Në vitin 1998, Melania takoi, nëpërmjet Zampollit, Donald Trump në Kit Kat Club, (i cili ishte divorcuar së fundmi nga gruaja e tij e dytë, Marla Maples).
Ishte rreth kësaj kohe që çifti filloi të dilte publikisht. Politika ishte tashmë në mendjen e Trump dhe ai filloi të merrte seriozisht në konsideratë kandidimin për president.
Melania mbështeti ambiciet politike të Trump që nga fillimi: në vitin 1999, kur ai njoftoi kandidaturën e tij në emisionin e Larry King, ai deklaroi se do të martohej me Melanian për të zëvendësuar Zonjën e Parë./kohajuaj