Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se diskutoi mundësinë e sanksioneve dhe mjeteve të tjera për të ushtruar presion ndaj Rusisë me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg, i cili po viziton vendin e tij.

“Pata një takim të mirë me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së, gjeneralin Keith Kellogg”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetet sociale.

“Diskutuam se si mund të ushtrojmë presion mbi rusët, t’i detyrojmë ata të marrin pjesë në negociata të vërteta për t’i dhënë fund luftës. Sanksionet, tarifat, gjithçka duhet të mbetet në tryezë”, shtoi ai.

Përveç kësaj, ai konfirmoi se Uashingtoni dhe Kievi po punojnë për çështjen e garancive të sigurisë, të cilat Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë për t’u mbrojtur nga sulmet e ardhshme ruse në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Keith Kellogg vizitoi Ukrainën për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së vendit fundjavën e kaluar./kohajuaj