Kërkimi i mundimshëm për biznesmenin turk dhe bashkëthemeluesin e Mazu Yachts, Halit Yukay, i cili ishte zhdukur që nga 4 gushti, përfundoi tragjikisht.

U gjet në një thellësi prej 68 metrash. 

Pas 19 ditësh kërkimesh, trupi i 43-vjeçarit u gjet në një thellësi prej 68 metrash në shtratin e Detit të Marmarasë, pranë vendit të aksidentit detar.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga një kamera robotike nënujore (ROV) pa pilot, gjatë një operacioni që përfshinte Roja Bregdetare, Drejtorinë e Porteve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare të Turqisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Guvernatorit të Balikesir, trupi u gjet pasditen e 23 gushtit, me ndihmën e një sistemi sonar me skanim anësor dhe një ROV.

Nxjerrja e trupit do të bëhet nën koordinimin e Komandës së Forcave Detare, me qëllim sigurimin e integritetit të tij.

Halit Yukay e kishte filluar udhëtimin e tij nga Gialova, Turqi, me destinacion Mikonosin.

Gjurmët e tij u humbën së bashku me varkën e tij, jahtin luksoz Graywolf, rrënojat e të cilit ishin gjetur më parë.

Youkai ishte pronar i Mazu Yachts, një kompani që ndërton jahte luksoze.

Ai e kishte filluar karrierën e tij në kantiere detare dhe në vitin 2011 themeloi kompaninë e tij, duke e bërë realitet ëndrrën e tij për të ndërtuar anije inovative me estetikë dhe teknologji të lartë./kohajuaj