Terror në ajër për pasagjerët e një aeroplani të American Airlines që bëri një ulje emergjente në Uashington  pasi pajisja e një pasagjeri u përfshi nga flakët.

Fluturimi 357 i American Airlines ishte nisur për në Phoenix, Arizona, kur raportet për një zjarr në kabinë i detyruan pilotët të bënin një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Washington Dulles.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt, sipas një deklarate të American Airlines.

Një pasagjere i tha ABC News se ishte ulur në një rresht daljesh emergjence dhe po flinte kur u zgjua nga një asistente fluturimi e cila… u hodh në sediljen e saj për të marrë një fikës zjarri. “Fillova të nuhasja tym dhe shumë pasagjerë po kollisnin. Kur shikova pas meje, pamë se diçka po digjej.”/kohajuaj