Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i takojë ish-prokurorit të shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e avokatit te Ndojës dhe kështu nuk u legjitimua si palë në proces demokratja Andia Ulliri. Kjo e fundit e kërkoi këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore.

Po ashtu, Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.