Kreshnik Spahiu thotë se shitblerja e votës është një fenomen shqetësues në Shqipëri dhe se kjo nuk ndodh në çdo vend të rajonit.

Për të përforcuar këtë që ai tha solli dhe një rast në Maqedoi ku një politikan shqiptar shkoi në disa familje maqedonase për të blerë vota.

Mirëpo, ndonëse ai i ofroi 5 mijë euro u refuzua nga familjet maqedonase.

“Kam një histori me një politikan në Maqedoni, i cili pasi kishte siguruar të gjithë votat e shqiptarëve në zonën e tij, i duheshin edhe disa vota maqedonase. Me 5 mijë euro, i ka shkuar disa familjeve maqedonase. Kishte listuar familjet më të varfra maqedonase dhe u kishte shkuar kryefamiljarëve.

20 familje kishin refuzuar 5 mijë euroshin e këtij personi, politikanit shqiptar dhe nuk e shisnin votën. Jo 50 euro, as 500, por 5 mijë euro, familje shumë të varfra në Maqedoni. Maqedonas shumë të varfër që nuk kanë bukë të hanë, për 5 mijë euro nuk e sheshin votën”, theksoi ai për “Euronews”.