Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se Meta ka përfituar nga postet e tij dhe pasuritë e vendit i kanë shfrytëzuar dhe i kanë privatizuar.
Ndërsa komentoi dosjen për “Metat”, avokati nënvizoi se kanë tre vepra penale të rënda dhe nisur nga kjo dënimet janë 12 vite burg për secilin prej tyre ndërsa shtoi se ka edhe një sërë kallëzimesh të tjera që mbeten për tu parë.
“Kanë tre vepra penale që janë të rënda. Këto vepra penale si korrupsioni pasiv, pastrimi i parave të pista, fshehja e të ardhurave, nuk janë më poshtë se 12 vite burg për çdonjërit nga këta. Po ju them se janë vetëm për këta sepse ka një sërë kallëzimesh të tjera.
Pas dërgimit të çështjes në gjyq, pavarësisht se ka ikur me leje avokati i tij. Nuk dua ta fyej por ai nuk di nga ta nisë ta lexojë atë dosje. Çështja do shkojë te gjyqtari i seancës paraprake brenda muajit dhe ai gjyqtari afatin maksimal e ka një muaj dhe Ilir Meta me Monika Kryemadhi, por edhe me Fatimen do të përgjigjen”, tha ai.