Është e vërtetë që numri i neuroneve zvogëlohet me moshën. Megjithatë, sipas hulumtimeve shkencore, truri ynë nuk ka humbur gjithçka.
Kjo ndodh sepse ekziston një rezervë qelizash që janë gati të rriten dhe të zëvendësojnë neuronet e plakura kur është e nevojshme.
“Ne kemi qenë në gjendje të identifikojmë qelizat nga të cilat lindin neurone të reja. Ne kemi treguar se ka formim të vazhdueshëm të neuroneve në hipokampusin e trurit të të rriturve”, shpjegoi Jonas Friesen, profesor i biologjisë së qelizave staminale në Karolinska./kohajuaj