Nuk kishte si ndodhte ndryshe! Shfaqja filloi me duartrokitjen e “spektatorëve” (punonjësve) kur “ aktori” kyesor doli në skenë! Në mungesë të një skene të vërtetë teatri, kryeministri Rama kishte vendosur që “shfaqen” ta luante në hollin e kryeministrisë.
Edhe në këtë rast spektatorët nuk e zhgënjyen! Të veshur bukur e me një buzëqeshje rrëzëllitëse në fytyrë , mirëpritën mes duartrokitjeve shefin e tyre. Ashtu në këmbë , ata filluan të ndjekin me adhurim shfaqen e z.kryeministër.
Ndryshe nga herët e tjera, ku shfaqet i improvizon në moment dhe batutat i ka në majë të gjuhës, sot, z. Rama u shfaq me skenar të shkruar në letër.
Mesa duket, nuk e besonte as vet atë që do të thoshte!
Ka ditë që flet për rritje pagash në sektorin publik, dhe nuk bëhet fjalë për rritje me 5 apo 10%! Rritje shkon gati deri në 50%!
I bindur, se tashmë i’a ka marë dorën edhe llogaritjeve matematikore, kuptohet përvec vizatimeve që realizon gjatë mbledhjeve të qeveris, z.kryeministër doli sot para punonjësve të tij, me laps e me letër, për t’iu shpjeguar se si e sa do u rritej rroga…
Por në fund teksa i therriste një e nga një në skenë, Rama thjesht u tregonte se sa do të shkonte rroga e gjithsecilit nëse ky premtim elektoral do bëhej realitet.
Kishte nga ata që rroga u rritej aq shumë sa i’a kalonte dhe asaj të vetë kryeministrit.
E pabesueshme kjo, por kryeministri premton! P.sh , Monikës I shkonte rroga 249 mijë lekë.
Por ajo c’ka i’a ngriu buzëqeshjen Monikës dhe shoqeve të saj, ishte momenti kur z.Rama po interpretonte mënyrën se si do rriteshin rrogat. Sipas tij rritja do fillonte këtë vit, por do të përfundoj vitin e ardhshëm…
Do zoti nuk na ndodh ndonjë krizë në ekonomi, apo fatkeqësi natyrore, se këto nuk I parashikojmë dot, që z. kryeministri të mos zhgënjejë gjith ata punonjës.
Tani gjithkujt mund t’i lind pyetja, pse kryeministri premton rritje rroge sot, për ta realizuar mot?!
Mos ka lidhje kjo me fushatën zgjedhore!
Jooo, thotë z.Rama , e kishim parashikuar më parë se të “parashikonim” zgjedhjet !
Si për ta bërë edhe më të besueshme këtë, I vjen në ndihmë edhe kryetari I KQZ, z. Ilirian Celibashi kur thotë se nuk ka shkelje ligjore, kodi electoral e ndalon marjen e vendimeve të tilla , vetëm në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme .
Megjithatë një gjë është e vërtetë, z. Kryeministri nuk e përdor administratën për të tilla gjëra, përkundrazi ka shumë respect!
Si në këtë rast, p.sh… Kur në fund të shfaqes I trajton punonjësit si turmë bagëtish- “hajt , hec hec hec tani, shpejt , shpejt, …shikohet të tërras kryeminsitri , I ndodhur mes punonjësve, e duke I shoqëruar më pas edhe me xheste .
“Spektatorët” nuk dukeshin shumë të lumtur e as të buzqeshur në fund të shfaqes së shefit.
Po c’rëndësi ka kjo ! Misioni u kry!
Mediat e transmetuan të gjitha live shfaqen e tij, edhe pse cilësisht ishte një nga shfaqet më të dobëta, që nuk bënte askënd për të qeshur me batutat e tij, të cilat i’a njohin si armë të fortë komunikimi. Megjithatë , mesazhin e morëm të gjithë!
p.s. Një gjë nuk kuptuam, a ka zyra dhe karrige në ambientet e kryeministrisë, për të gjith ata punonjës, se si shumë dukeshin!
https://web.facebook.com/watch/?v=1680945819006301