Menaxherja e burimeve njerëzore të Astronomer, Christine Cabot, dha dorëheqjen të enjten 24/7 nga kompania e teknologjisë.

Ky zhvillim vjen më shumë se një javë pas zbulimit të skandalit të pabesisë ku ajo dhe drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron, ishin protagonistë në një koncert të Coldplay.

coldplay

“Mund të konfirmoj se Christine Cabot nuk është më e punësuar nga Astronomer. Ajo ka dhënë dorëheqjen”, tha një zëdhënës i kompanisë me seli në Nju Jork për New York Post. TMZ ishte i pari që raportoi largimin e saj.

Byron, i cili u kap gjithashtu në video duke u përqafuar me Cabot në koncertin jashtë Bostonit, u detyrua të jepte dorëheqjen nga kompania e inteligjencës artificiale gjatë fundjavës, pasi skandali i pabesisë shkaktoi një valë bujesh në mediat sociale.

Cabot kishte punuar si drejtor i burimeve njerëzore të kompanisë që nga nëntori i vitit 2024.

Marrëdhënia e çiftit në zyrë u ekspozua kur ekrani gjigant në stadiumin Gillette e ktheu papritur kamerën nga ata. Çifti u panikua dhe u përpoq të fshihej.

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin, komentoi në atë kohë: “Ose janë në një lidhje ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

Incidenti u bë viral, frymëzoi mijëra meme dhe shpejt u bë objekt i shumë shakave, me personazhe të famshëm dhe njerëz nga e gjithë bota që rikrijuan momentin e sikletshëm në stadiume dhe në internet.

Video të tjera që u publikuan më vonë kapën çiftin duke u puthur, përqafuar dhe kënduar me njëri-tjetrin vazhdimisht, përpara se lidhja jashtëmartesore të zbulohej në koncert.

Menjëherë pas fiaskos që u bë virale, ata u pezulluan, ndërsa kompania nisi një hetim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre të dyshuar.

As Byron dhe as Cabot, të cilët janë të dy të martuar me persona të tjerë, ende nuk kanë folur për skandalin.

Cabot është e martuar me Andrew Cabot, CEO-n e Privateer Rum, me të cilin ndan një shtëpi dykatëshe me katër dhoma gjumi, me vlerë 2.2 milionë dollarë, të cilën e blenë së bashku në shkurt, sipas të dhënave të pronës të marra nga Washington Post.

Byron është i martuar me Megan Kerrigan Byron dhe kanë dy fëmijë./kohajuaj