Temperatura të pabesueshme u regjistruan nga kamera termike e dronit të Up Stories.
Një temperaturë deri në 153° Celsius u regjistrua sot në çatinë e një makine të vendosur në Lenormand.
Siç thuhet në postim, ky regjistrim është tregues i arsyes pse nuk duhet t’i lëmë fëmijët dhe kafshët shtëpiake në makina gjatë një vale të nxehti.
“Ja pse makinat mund të bëhen kurthe vdekjeprurëse për foshnjat, fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake.”
Në një ditë si sot, droni ynë regjistroi temperatura deri në 153° (gradë Celsius) në çatinë e një makine. Është e lehtë të shihet se temperaturat që zhvillohen brenda një makine janë të tilla që mund të shkaktojnë vdekjen vetëm brenda pak minutash.
“Shpresojmë që pas këtij eksperimenti tonë, nuk do të mendoni më kurrë të lini fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake në makinën tuaj, qoftë edhe për disa minuta,” thekson ai.