Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Vlorë.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publik.

Të lënduarit janë dërguar në spital për shërbim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.