Rihanna ishte në tapetin e kuq në Paramount Pictures Studios , e shoqëruar nga dy djemtë e saj, për premierën e filmit të ri të animuar “The Smurfs”, në të cilin ajo ia jep zërin Smurfette. Këngëtarja, aktorja dhe biznesmenja 37-vjeçare është tashmë në shtatzëni të avancuar dhe pret fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky. Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan të ngushtë ngjyrë kafe me detaje dantelle, të cilin e kombinoi me një pallto lëkure të zezë dhe bizhuteri diskrete. “Mezi pres sonte. Do ta shohim filmin së bashku për herë të parë. Do ta shoh të plotë, kështu që kjo është emocionuese”, tha Rihanna në emisionin Extra.Rihanna dhe A$AP Rocky janë çift që nga viti 2021 dhe tashmë kanë dy fëmijë. Ajo konfirmoi shtatzëninë e saj të tretë gjatë paraqitjes së saj në Met Gala në maj 2025.

gettyimages 2224984836