Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot (14/7) se i kërkoi, gjatë një takimi, Zëvendëskryeministres së Parë dhe Ministres së Ekonomisë Yulia Svirydenko të merrte përsipër detyrën e kryeministres.

“Ne diskutuam masa specifike për të forcuar potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet e mbështetjes për ukrainasit dhe për të përmirësuar prodhimin vendas të armëve”, shkroi presidenti ukrainas në një postim në platformën X.

“Për të arritur këtë qëllim, ne po marrim iniciativën për të transformuar degën ekzekutive në Ukrainë”, tha ai, duke shtuar se propozoi që Svidyrenko të udhëheqë qeverinë dhe “të rinovojë ndjeshëm punën e saj”.